Putin viziton pacientët me koronavirus, presidenti rus merr masa ekstreme

  • 24 March 2020 - 22:47
Putin viziton pacientët me koronavirus, presidenti rus merr masa ekstreme

Presidenti rus, Vladimir Putin, u shfaq sot në një vizitë në spitalin Kommunarka, në periferi të Moskës, ku pacientët po trajtohen për koronavirusin e ri.

Para se të futet brenda spitalit ai është veshur me një kostum mbrojtës dhe është pajisur me një respirator, në mënyrë që të mos infektohet nga koronavirusi.

Edhe pse nuk ka shumë të infektuar, autoritetet ruse mendojnë se gjërat mund të ndryshojnë së shpejti dhe për këtë arsye po ndërtojnë një spital infektiv gjigant në periferi të kryeqytetit.

(Kosova Sot Online)