E thotë analisti politik: Për këto veprime të pa përgjegjshme meriton të ndëshkohet seriozisht klasa politike e Kosovës

  • 25 March 2020 - 07:41
E thotë analisti politik: Për këto veprime të pa përgjegjshme meriton të ndëshkohet seriozisht klasa politike e Kosovës

“Prej përfundimit të luftës, veriu i Kosovës ka funksionuar sipas ligjeve të Serbisë. Në atë pjesë Kosova kurrë nuk ka arritur ta shtrij autoritetin e saj. E njëjta gjendje është edhe në zonën kufitare me Kamenicën, respektivisht në fshati në Karacevë. E gjithë bota janë mobilizuar për ta luftuar virusin vdekjeprurës me emrin "Coronavirus". Shumë prej shteteve kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, kurse partitë tona, njëra në pushtet si LDK-ja dhe të tjerat në opozite duan ta rrëzojnë Qeverinë.”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Faik Krasniqi, vlerëson partitë politike në pushtet, janë duke u sjellë në një nga mënyrat më të pa përgjegjshme, që do të ju shënohet si dështim i veçantë, për këtë situatë që kanë krijuar me gjendje jo stabile në vend, kurse shteti po vazhdon të sfidohet nga një pandemi me përmasa shqetësuese dhe nga strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, kurse nga ana tjetër forcat policore Serbë po e provokojnë Komunë e Kamenicës, duke ndërhyrë në fshatrat kufitare, në Karaqevë. Strukturat paralele serbe në Veriu përsëri janë kthyer nën ndikimin e vendimeve të autoriteteve të shtetit serb, duke injoruar institucionet e shtetit të Kosovës, me shpalljen e njëanshme të gjendjes së jashtëzakonshme në raport me situatën e krijuar nga pandemia e Koronavirusit, sipasvendimit të Qeverisë së Serbisë. Sipas Faik Krasniqit, ky veprim kundër kushtetues është një pasojë e mosfunksionimit unik të politikës kosovare dhe përpjekjes së opozitës së inkriminuar për ta pamundësuar me shantazh funksionimin normal dhe efikas të Qeverisë së Kosovës, duke nxjerr në sipërfaqe edhe mocionin për rrëzimin e saj, në kohën më kritike të zhvillimeve në vend, derisa sovraniteti i shtetit vihet në lojë dhe në pikëpyetje, në veri të Kosovës dhe në zonat tjera kufitare të banuara me shumicë serbe.

Image
Faik Krasniqi

“Prej përfundimit të luftës, veriu i Kosovës ka funksionuar sipas ligjeve të Serbisë. Në atë pjesë Kosova kurrë nuk ka arritur ta shtrij autoritetin e saj. E njëjta gjendje është edhe në zonën kufitare me Kamenicën, respektivisht në fshati në Karacevë. E gjithë bota janë mobilizuar për ta luftuar virusin vdekjeprurës me emrin "Coronavirus". Shumë prej shteteve kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, kurse partitë tona, njëra në pushtet si LDK-ja dhe të tjerat në opozite duan ta rrëzojnë Qeverinë”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.Krasniqi fajëson partitë politike se për interesat e tyre të ngushta, madje edhe deri në personale të liderëve partiak, nuk po e marrin seriozisht rrezikun që po kanoset nga pandemia e koronavirusit, prandaj duhet të ndëshkohen akoma më fuqishëm në zgjedhjet që vijë, sepse sjellja e tyre e papërgjegjshme po denoncohet edhe nga faktori ndërkombëtar.“Pavarësisht apelit nga zyrtar evropian dhe amerikane, këta hiena po duan ta realizojnë një gjë të tillë. Shkatërrimtarët e Kosovës prapë u bën bashkë për ta shkatërruar akoma më shumë këtë vend. Por populli nuk harron. Zgjedhjet vijnë sërish. Shumica do të harron që kanë qenë ndonjëherë pjesë e politikës”, thotë Faik Krasniqi për “kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)