Policia jep detaje për aksidentin në Gjilan

  • 25 March 2020 - 09:27
Policia jep detaje për aksidentin në Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës afër fshatit Partesh të komunës së Gjilanit. Si pasoj e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Por gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Ndërkohë dëmet materiale janë të mëdha.

Detaje për gjendjen e tyre shëndetësore, ka dhënë për media, zëdhënësi I policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. 

“Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në mes të dy veturave në afërsi të fshatit Partesh të komunës së Gjilanit. Gjendja shëndetësore e gjashtë personave, fatmirësisht është stabile”, ka deklaruar Hashani për media.

(Kosova Sot Online)