Protestojnë disa qytetarë, nuk e duan rrëzimin e Albin Kurtit

  • 25 March 2020 - 11:12
Protestojnë disa qytetarë, nuk e duan rrëzimin e Albin Kurtit

Tre qytetarë të tjerë janë parë duke protestuar para Kuvendit, pak para se të nisë seanca ju pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

Njëri nga qytetarët i ka thënë medias në një lidhje direkte se “më përpara i merr 100 virusa, se sa që e pranon rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, është Presidenti Hashim Thaci ai që duhet të rrezohet, e kjo ishte edhe përmbajtja e pankartes së tij.

Një tjetër qytetar ka thënë se nuk është koha e duhur për t’u rrëzuar Qeveria për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19.

“Qeveri do të mund të rrezohej në një afat tjetër. Por jo në një moment kur bota po e lufton pandeminë. Kosova nuk e ka luksin, nuk i ka mjetët për ta luftuar virusin,  po mendojmë ta rrezojmë Qeverinë. I bëj kërkesë kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, që ta tërheq mocionin. Le të rrezohet Qeveria në një afat tjetër”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)