Kosnett takon Osmanin para seancës për rrëzimin e Qeverisë

  • 25 March 2020 - 11:22
Kosnett takon Osmanin para seancës për rrëzimin e Qeverisë

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka shkuar në Kuvendin e Kosovës, pak para se të niste seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

Stafi i Kryeparlamentares Vjosa Osmani e ka konfirmuar për media se Kosnett u takua me Osmanin në Kuvend.

Seanca është caktuar të mbahet sot në orën 11, ndërsa Osmani ka qenë kundër mbajtjes së saj dhe kundër rrezimit të Qeverisë Kurti, ndonëse këtë e ka kërkuar partia e saj LDK’ja.

Kosnett ndërkaq e ka përkrahur mbrëmë mbajtjen e seancës. 

(Kosova Sot Online)