Deputetë e ministra të VV’së me maska – luftë kundër “viruseve politikë”

  • 25 March 2020 - 11:37
Deputetë e ministra të VV’së me maska – luftë kundër “viruseve politikë”

Për pak pritet që të fillojë seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës, mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë në krye me Albin Kurtin.

Në sallë të Kuvendit, tashmë kanë shkuar edhe deputetët e partisë së parë të dalë nga zgjedhjet.

Deputeti i LVV’së, Dimal Basha ka publikuar fotografi me kolegët e partisë, deputetë e ministra, derisa ka shkruar se gjithmonë do t’i luftojnë viruset politike e biologjikë.

“Gjithmonë në luftë kundër virusave, politikë e biologjikë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)