Sveçla: I kobshëm rrëzimi i Qeverisë, PLAN’i planifikon ndarjen e Kosovës

  • 25 March 2020 - 11:43
Sveçla: I kobshëm rrëzimi i Qeverisë, PLAN’i planifikon ndarjen e Kosovës

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të brendshme, Xhelal Sveçla pak minuta para nisjes së seancës ka deklaruar se ky është një plan i i kobshëm i të korruptuarve.

Svecla ka shkruar në Facebook se sot me një ngritje dore po tentohet të përmbyset dhe të shkelet vullneti i qytetarëve i shprehur me 6 tetor.

“Po tentohet të shtypet demokracia e zgjedhjeve me marrëveshje të prapaskenave. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë nevojë më shumë se kurrë për institucione që ofrojnë siguri dhe mirëqenie e jo pasiguri dhe papërgjegjësi. Sot kur të gjitha shtetet e botës janë mobilizuar për ta përballuar pandeminë, PLAN-i pra PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë vetëm një qëllim, ta largojnë Qeverinë Kurti që po del të jetë pengesa kryesore për ta, dhe të shtyjnë përpara agjendat e tyre të përbashkëta”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)