Seanca nis me një minutë heshtje për aktoren Leze Qena

  • 25 March 2020 - 12:00
Seanca nis me një minutë heshtje për aktoren Leze Qena

Seanca e Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeveruisë Kurti, ka filluar me një minutë heshtje për vdekjen e aktores Leze Qena

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar deputetët që ishin prezentë në sallë, të mbajnë një minutë heshje për aktoren Leze Qena, e cila vdiq mëngjesin e sotëm derisa ishte në mjekimin intensiv në QKUK.

Ndërkohë, në sallën e Kuvendit të Kosovës janë prezentë 106 deputetë.

Kjo seancë po mbahet për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

(Kosova Sot Online)