Thaçi: Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit e tërë Kosovës

  • 25 March 2020 - 12:07
Thaçi: Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit e tërë Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  thënë se me pikëllim ka marr lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë.

“Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Aktorja e mirënjohur shqiptare, Leze Qena ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare.

(Kosova Sot Online)