Kurti megjithatë shkon në seancë

  • 25 March 2020 - 12:17
Kurti megjithatë shkon në seancë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvend, aty ku po mbahet seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës, mocionin e mosbesimit që e ka inicuar LDK’ja.

Tashmë seanca në Kuvend ka nisur, derisa po marrin pjesë edhe ministrat.

Pak minuta më parë kreu i Qeverisë është lajmëruar përmes një shkrimi në Facebook, megjithatë nuk ka folur për mocionin e mosbesimit.

(Kosova Sot Online)