Policia apelon që gazetarët t’i mbajnë të ekspozuara ID-të e punës

  • 25 March 2020 - 12:30
Policia apelon që gazetarët t’i mbajnë të ekspozuara ID-të e punës

Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara nga pandemia COVID -19, ku në bazë të vendimeve të institucioneve shtetërore në orare të caktuara janë kufizuar lëvizjet e qytetarëve dhe automjeteve, Policia e Kosovës ka adresuar tek Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkesën që gazetarët t’i mbajnë të ekspozuara ID-të e punës me qëllim të mos pengimit të punës dhe detyrave të tyre.

“Duke e ditur se mediat dhe gazetaret lëvizin dhe qarkullojnë ne lokacione dhe hapësira te ndryshme, me qellim te mos pengimit te punës dhe detyrave te tyre, kërkojmë me mirësi nga ana e juaj si Asociacion i Gazetareve të Kosovës, qe ti njoftoni dhe njeherit kërkoni nga mediat dhe gazetaret qe te mbajnë te ekspozuara ID-te e tyre zyrtare si gazetar dhe shenjat identifikuese.” – thuhet në kërkesën e adresuar në AGK.

Kjo kërkesë, sipas PK, ka për qëllim krijimin e hapësirës së gazetarëve për punë dhe parandalimin e ndonjë situate të mundshme të keqkuptimeve në terren, dhe krijimin e mundësisë së identifikimit te tyre më lehtë nga ana e zyrtarëve policor, pasi po paraqiten vështirësi ne terren.

(Kosova Sot Online)