Seanca për rrëzimin e Qeverisë, Kurti ndodhet tashmë në sallë

  • 25 March 2020 - 12:33
Seanca për rrëzimin e Qeverisë, Kurti ndodhet tashmë në sallë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës ku tashmë ka filluar seanca me vetëm një pikë të rendit të ditës.

Kurti është parë me maskë në sallë të kuvendit, derisa paraprakisht nga zyra e tij ishte bërë e ditur se kryeministri mund të mos marrë pjesë në këtë seancë.

Momentalisht janë duke u deklaruar shefet e grupeve parlamentare.

(Kosova Sot Online)