Në kulmin e koronavirusit, priftërinjtë në Rumani ua jepin kungimin besimtarëve me lugë të njëjtë

  • 25 March 2020 - 12:44
Në kulmin e koronavirusit, priftërinjtë në Rumani ua jepin kungimin besimtarëve me lugë të njëjtë

Të dielën, në mëdia lokale u publikuan pamjet e priftërinjve ortodoksë në qytetin Rumun të Cluj të cilët kryenin ritet e tyre duke përdorur një lugë të përbashkët për besimtarët

“Shumë priftërinj nuk e kanë kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, dhe duke marrë parasysh faktin se ata nuk kishin ndonjë urdhër nga Patriarku, ata vepruan si zakonisht,” tha Bogdan Tanase, kreu i Aleancës së Mjekëve të Rumanisë.

“Do të ketë një ndikim. Nëse keni 100 persona, mundësia që dikush të infektohet është i lartë, ”shtoi ai.

Një ditë pasi pamjet u shfaqën në internet, autoritetet e kishës rumune njoftuan një listë të masave të reja, duke përfshirë që shërbimet tani do të shkojnë përpara por pa pjesëmarrjen e publikut, të cilët mund të shikojnë proceset në internet dhe në televizion.

(Kosova Sot Online)