Kurti i kthehet Agim Veliut: Kurrë se deshi koalicionin, ia mbajti zhagun Thaçit

  • 25 March 2020 - 12:57
Kurti i kthehet Agim Veliut: Kurrë se deshi koalicionin, ia mbajti zhagun Thaçit

Kryeministri Albin Kurti, në seancën ku pritet të votohet për rrëzimin e Qeverisë së tij, thotë se nuk e ka ditur që Agim Veliu nuk ka qenë vetëm ministër, por edhe një ‘plan’.

“Për një ministër nuk rrëzohet  për një ministër, përvec nëse ai ministër është më shumë se ministër. Nëse ai ministër është plan, atëerë bie Qeveria. Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që është plan”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti ka vazhduar të flasë për ministrin e shkarkuar të Punëve të Brendshme, Agim Veliun. Sipas Kurtit, Veliu e ka akuzuar e ka sulmuar në Llap, por nuk i ka komentuar asnjëherë deklaratat e tij, derisa foli për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme “duke ia mbajtur zhagun” Presidentit Thaci.

“Ministri më ka akuzuar në Llap, kurrë nuk jam kthyer. Sa për sulmet e tij ndaj meje, ndaj familjes sime, ndaj qeverisjes, kurrë nuk ia kam kthyer, mirëpo për gjendje të jashtëzakonshme, kjo është e pashembullt dhe e pafalshme”, ka thënë Kurti.

“Ai njëri ka qenë kundër këtij koalicioni. As nuk e kam ditur se do të bëhet ministër, e do të shkojmë në zgjedhje në një komuna pa pikë nevoje”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)