Kurti deputetes së LDK’së: Pse nuk e shkarkova një ministër tjetër të LDK’së?

  • 25 March 2020 - 14:30
Kurti deputetes së LDK’së: Pse nuk e shkarkova një ministër tjetër të LDK’së?

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur deputetes së LDK’së, Valentina Bunjakut, e cila e pyeti pse e shkarkpi Agim Veliun dhe pse nuk i mori kompetencat për të udhëhequr me vendin, edhe në dialogun me Serbinë.

Kurti pyet deputeten e LDK’së se pse nuk e shkarkoi ndonjë ministër tjetër, por pikërisht Veliun, nëse shkarimin e tij ka qenë i qëllimshëm dhe për ta goditur LDK’në.

Kurti i ka thënë Bunjakut se për dialogun, bëhej fjalë për marrëveshje të gatshme mes Presidentëve Hashim Thaci e Aleksandër Vuciq.

“Në njërën anë dialogu s’ka filluar, në anën tjetër thonë hajde se marrëveshja është gati, e bërë mes dy presidentëve.  Ky është shantazh i dyfishtë, unë s’e pranojë”, ka thënë Kurti.

“Unë nuk e kam për pushtet. Po ta kisha, me një fjali timen, do të mbyllej kjo seancë. Cështja është me heqë dorë prej reciprocitetetit, e unë nuk heq dorë. Zonja Bunjaku, këtu është shkelur më së pari marrëveshja”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)