Konjufca deputetes së LDK’së: Mos vajtoni për Vjosën, votoni si po iu thotë ajo

  • 25 March 2020 - 14:43
Konjufca deputetes së LDK’së: Mos vajtoni për Vjosën, votoni si po iu thotë ajo

Ministri Glauk Konjufca i ka reaguar sot deputetes së LDK’së, Valentina Bunjaku-Rexhepit, derisa nga e njejta ka kërkuar që të votojë ashtu si ka udhëzuar kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Konjufca ka kërkuar nga deputetja e LDK’së që të mos derdhë lotë krokodili, derisa, tha se ajo mund të respektohet vetëm nëse votohet kundër mocionit.

“Për të gjithë ata që duan të derdhin lotë krokodili për Vjosa Osmanin, znj.Bunjaku vetëm votoni qysh ka udhëzu ajo, në këtë mënyrë e vërtetoni sa e respektoni atë”, ka shtuar Konjufca.

(Kosova Sot Online)