Nga e hëna nis mësimi online edhe në gjuhën turke dhe boshnjake

  • 25 March 2020 - 15:47
Nga e hëna nis mësimi online edhe në gjuhën turke dhe boshnjake

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nga e hëna e javës së ardhshme do të fillojë transmetimi i mësimit nga distanca në gjuhën turke dhe boshnjake.

“Në vazhdën e procesit të organizimit të mësimit në distancë për nxënësit kosovarë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ju njofton se nga e hëna, më datë 30 mars 2020, do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore për nxënësit me arsimim në gjuhën turke dhe boshnjake”, ka njoftuar MAShTI.

MAShTI, bën të ditur se nga e hëna mësimi transmetohet për klasat 1 deri në 5, ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore. Mësimi do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës – në kanalin RTK1, me fillim në ora 15:30.

(Kosova Sot Online)