Përkundër rrezikut nga Covid-19, VV thirrë protesta para Kuvendit

  • 25 March 2020 - 15:52
Përkundër rrezikut nga Covid-19, VV thirrë protesta para Kuvendit

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Valdrin Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për të protestuar në kohën kur Kuvendi po diskuton mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Ai ka thënë se në ora 16:20, pas përfundimit të ndalesës së lëvizjes së qytetarëve, do të dalë në protestë, ndonëse tha se “e di se ka rreziku është i madh”.

Ahmeti ka bërë thirrje që në protestë të respektohet masat.

Momentalisht në Kuvend është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Sidoqoftë, vendimi i Qeverisë thotë se edhe jashtë orareve lëvizjet nuk guxojnë të jenë mbi dy persona bashkë.

(Kosova Sot Online)