Selmanaj Kurtit: Nuk mund t’i publikosh transkriptet e Këshillit të Sigurisë është ilegale

  • 25 March 2020 - 15:56
Selmanaj Kurtit: Nuk mund t’i publikosh transkriptet e Këshillit të Sigurisë është ilegale

Kryeministri Albin Kurti në seancën që po mbahet për mocionin e mosbesimit ka thënë se transkripta e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë më 17 mars është fshirë.

Ai ka thënë se është njoftuar tash që harddisku që regjistron fjalimet është prishur.

“Me 17 mars është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë, dhe po më njoftojnë se harddisku nuk e paska regjistruar transkriptin fare”, tha kryeministri Kurti.

Tutje Kurti tha se me 17 mars ka pasur tentim puçi në Kosovë.

“Me 17 mars ka pasur tentim puçi, atë natë kryetari i LDK-së, ka deklaruar për gjendjen e jashtëzakonshme a nuk do të duhet që të konsultohej me mua me Kryeministrin dhe partnerin para se të deklarojë se është për gjendjen e jashtëzakonshme”, shtoi Kurti.

Kryeministri tha po ashtu në replikën me deputetin Driton Selmanaj tha se me Presidentin ka qëndruar afër 2 orë por që ka marrë vesh të vërtetën.

“Kam qëndruar afër 2 orë me presidentin, kam qendruar 4 minuta se si kryetar I VV-së nuk mund të rri më shumë, kurse si kryeministër e mora vesh të vërtetën që tarifa të heqet pa reciprocitet për të bërë marrëveshje jo për të filluar negociatat”, ka thënë ai.

Ndërkaq, në kundër replikën e tij, deputeti Driton Selmanaj i tha Kryeministrit Kurti se transkriptet nga Këshilli i Sigurisë nuk guxojnë të nxirren në publik sepse rregullohet me ligj.

“Mbledhjet e Këshillit të Sigurisë janë konfidenciale, aty nuk lejohet as telefoni sepse qëllimi është I tillë diskutohen vetëm çështjet konfidenciale mos na thuaj tash harddisku nuk lejohet ajo sepse bëni shkelje ligjore”, ka thënë Selmanaj.

(Kosova Sot Online)