Kurti: Kurrë s’kam kontaktuar me Lajçakun, me Grenellin s’jam pajtuar në pjesën me të madhe të kohës

  • 25 March 2020 - 16:09
Kurti: Kurrë s’kam kontaktuar me Lajçakun, me Grenellin s’jam pajtuar në pjesën me të madhe të kohës

Kryeministri Kurti thotë se flet cdo ditë me ambasadorin Grenell, ndërsa ka asnjë mesazh të shkëmbyer me Lajçakun.

Kryeministri Albin Kurti, në seancën e thirrur për rrëzimin e tij, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të ndahen.

Në lidhje me akuzat ndaj tij se po i prish raportet me SHBA’në, ndërsa po bëhet me zyrtarët e emëruar të BE’së, Kurti ka thënë se flet cdo ditë me ambasadorin Richard Grenell, ndërsa nuk ka asnjë mesazh të shkëmber me të propozuarin e BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak.

“Në lidhje me raportet Amerikë – BE: ambasadorin Grenell shkruhem cdo ditë. Më duhet të them se në pjesën më të mirë të kohës nuk pajtohemi. Ai thotë harroje reciprocitetin, unë nuk mund ta harroj. Pasi e ka hequr taksën për lëndë të parë, më ka shkruar dhe unë ia kam kthyer. Me Lajcakun asnjë tekst mesazh nuk e kam”, ka thënë Kurti. 

(Kosova Sot Online)