A po e shqyrton Vetëvendosje ofertën e Qunit?

  • 25 March 2020 - 17:58
A po e shqyrton Vetëvendosje ofertën e Qunit?

A po e shqyrton Vetëvendosje ofertën e Qunit?

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka dhënë fjalën e saj sa i përket propozimit të ministrit të mbrojtjes, Anton Qunit, që tha sot në seancën e Kuvendit se do të tërheqin mocionin nëse Agim Veliu kthehet në pozitë.

Se LVV ende nuk ka qëndrim për këtë temë, ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci.

Ai ka shkruar në Facebook, se çka do që shkruhet tjetër në media, janë spekulime mediale.

“Të gjitha janë spekulime mediatike: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për atë që e propozoi ministri Quni”, ka shkruar ai.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në fjalën e tij në seancën e mocionit të mosbesimit e ka lutur kryeministrin Kurti që të ndryshojë mendje lidhur me shkarkimin e Agim Veliut brenda një ore pauzë në mënyrë që të mos rrëzohet qeveria.

(Kosova Sot Online)