Avdullah Hoti vjen tetë orë pasi ka nisur seanca

  • 25 March 2020 - 19:06
Avdullah Hoti vjen tetë orë pasi ka nisur seanca

Tetë orë pasi ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka ardhur në seancë.

Ndonëse nuk dihet arsyeja e mungesës së tij deri tash, Hoti është kritikuar nga zëvendëskryeministri tjetër, Haki Abazi, për mospraninë e tij.

Hoti, si shumë deputetë të LDK-së, është i zëshëm në kërkesën e partisë së tij për rrëzimin e Qeverisë.


(Kosova Sot Online)