Vjen mesazhi serioz për politikanët: Mos e mashtroni popullin, mallkimi i votës godet

  • 26 March 2020 - 07:28
Vjen mesazhi serioz për politikanët: Mos e mashtroni popullin, mallkimi i votës godet

“Të gjithë ata që mendojnë të bëjnë politikë dhe ta kërkojnë besimin edhe në të ardhmen, për ta qeverisur shtetin, le ti lënë anash inatet politike dhe ta dëshmojnë veten. Nuk është koha as momenti i duhur për kalkulime politike nuk është momenti për mocion, për kërcënim e as për rikonfigurim të ri të Qeverisë me matematika të interesit të ngushtë për përfitime politike. Gabojnë të gjithë ata që i gëzohen kurdisjes së fatkeqësisë së tjetrit, dhe kënaqen më fërkim duarsh për ti duartrokitur rrëzimit të kësaj Qeverie, për ta kthye në pushtetin të cilin e humbën sepse nuk jua besoj qytetari. Kjo kastë politike, edhe këta që janë në pozitë por edhe këta të opozitës, nëse duan ta marrin në të ardhmen shpërblimin, fillimisht le ta vuajnë dënimin që jua dhe populli, le ti përmirësojnë gabimet që kanë bërë ndër vite duke mashtruar sepse koha e mashtrimeve dhe zhvatjes tani më ka kaluar”, thotë Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

Klasa politike e Kosovës, në këto ditë të vështira që po kalon vendi sikurse edhe shumë vende të tjera të botës, sipas analistit politik Ali Hertica, është aq e paqarë dhe e katandisur, duke u udhëhequr nga egoja dhe lakmia për pushtet, sa që po vënë në pikëpyetje jo vetëm funksionimin e institucioneve të posa zgjedhura me votën e popullit, por po e rrezikojnë edhe vetë ekzistencën e shtetit, nga egoja dhe lakmia për pushtet, duke harruar se sovrani e ka dhënë verdiktin dhe ata që e morrin besimin duhet të lejohen të ecin përpara. Hertica thotë se është momenti i fundit dhe kritik që këta politikan lakmitar, të kthehen me fytyrë nga Sovrani dhe ti ndajnë hallet me qytetarin e thjeshtë në këto ditë të vështira, ta lënë anash luftën politike për pushtet, madje edhe mocionin e iniciuar për rrëzimin e Qeverisë të cilin e ka iniciuar subjekti politik LDK në koalicion me LVV-në, akoma pa bërë dy muaj së bashku në qeverisjen e vendit, pak ditë pasi e kaluar ligjin e buxhetit në Kuvend.

Image
Ali Hertica

Me sa po duket, në këto ditë të vështira që po kalon i gjithë globi tokësor, e gjithë bota e civilizuar në betejë më këtë pandemi të përmasave botërore, një pjesë e spektrit politik të Kosovës po sillet në mënyrë të përgjumur dhe nuk po e sheh realitetin, nuk po mendon për qytetarin dhe për shtetin, duke rrezikuar që me destabilizimin e institucioneve të porsa formuara ta rrezikon jo vetëm shëndetin e qytetarëve por edhe vetë ekzistencën e shtetit. Nuk është tani koha për inate politike dhe për mocion kundër Qeverisë e cila akoma nuk ka arritur ti merr seriozisht përgjegjësitë për të punuar dhe për tu dëshmuar, është koha që politika të vepron dhe flet me një zë, të gjithë për shtetin dhe popullin në një front të bashkuar”, thotë analisti politik Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

Sipas analisti Hertica, inatet lideriste të krerëve të shtetit, në këto ditë të vështira reagimet e vonuara dhe mos zgjidhja e problemeve me kohë, mos dhënia e mbështetjes ndaj qytetarëve në këto ditë dramatike, do ti kushtojnë shtrenjtë kësaj kaste politike, nëse vazhdon të merret me realizimin e interesave të ngushta klanore dhe nuk bashkohen si të tërë që sfidat të cilat kemi përpara ti përballojmë e kalojmë në kohë të duhur.
“Të gjithë ata që mendojnë të bëjnë politikë dhe ta kërkojnë besimin edhe në të ardhmen, për ta qeverisur shtetin, le ti lënë anash inatet politike dhe ta dëshmojnë veten. Nuk është koha as momenti i duhur për kalkulime politike nuk është momenti për mocion, për kërcënim e as për rikonfigurim të ri të qeverisë me matematika të interesit të ngushtë për përfitime politike. Gabojnë të gjithë ata që i gëzohen kurdisjes së fatkeqësisë së tjetrit, dhe kënaqen më fërkim duarsh për ti duartrokitur rrëzimit të kësaj Qeverie, për ta kthye në pushtetin të cilin e humbën sepse nuk jua besoj qytetari. Kjo kastë politike, edhe këta që janë në pozitë por edhe këta të opozitës, nëse duan ta marrin në të ardhmen shpërblimin, fillimisht le ta vuajnë dënimin që jua dhe populli, le ti përmirësojnë gabimet që kanë bërë ndër vite duke mashtruar sepse koha e mashtrimeve dhe zhvatjes tani më ka kaluar”, thotë Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

Në këtë gjendje të jashtëzakonshme, sipas Ali Herticës, të gjithë duhet t’i përvjelin mëngët që ta tejkalojmë këtë gjendje dhe pastaj secili do ta ketë të hapur rrugën dhe mundësinë për tu dëshmuar për atë që ka dhënë për popullin. E kjo sipas analistit Hertica arrihet duke u treguar politikan të përgjegjshëm, qeveritar dhe opozitar serioz dhe jo shkatërrimtar të shtetit për lakmi të pushtetit dhe duke shkelur mbi humanizmin që e kërkon ky moment kritik.

“Humanizmi shpreh thellë, besimin dhe mundësitë e arsyes, të bëjnë përshtypje të thellë. Njëkohësisht, ajo që thuhet për njërin ,mund ta thuash edhe për tjetrin. Të dytë të japin një pamje njerëzore, ku të kuptuarit , arsyeja dhe morali janë themelore dhe kontribuojnë për të fituar besimin mbi pesimizmin. Populli është i zhgënjyer tej mase për gjendjen e këtij shteti të ngulfatur nga matrapazët dhe mashtruesit që deri dje e shndërruan këtë shtet në piramidë të krimit. Është koha për reflektim serioz në këto ditë të vështira, nga e gjithë kjo kastë politike qytetarët janë dorëzuar para një mentaliteti dhe një kaste miope politike , lakmitare për pushtet absolut dhe duke harruar besimin e dhënë ne emër të ndryshimit dhe kthimit të shpresës”, thotë analisti politik Ali Hertica për “Kosova Sot Online”

(Kosova Sot Online).