Ja kush e zbulon sekretin: Ky është skenari i Hashim Thaçit me dërgimin e Kurtit para Gjykatës Kushtetuese

  • 26 March 2020 - 07:37
Ja kush e zbulon sekretin: Ky është skenari i Hashim Thaçit me dërgimin e Kurtit para Gjykatës Kushtetuese

“Hashim Thaçi sikur nuk u mjaftua as me mocionin e LDK-s për shkarkimin e kryeministrit Kurti, ndaj e ka dërguar rastin e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese edhe për shkak të shpalljes së kufizimit të lëvizjes së qytetarëve si masë e domosdoshme mbrojtëse në preventivë nga Koronavirusi. Hashim Thaçi në mënyrë të hapur, po tenton që përmes dërgimit të vendimit të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, për kufizimin e lirisë së lëvizjes, ta realizojë qëllimin e tij të kahershëm që përveç rrëzimit të Kurtit nga pozita e kryeministrit, ta shpallë atë edhe shkelës të Kushtetutës”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Gani Qarri, duke parë mënyrën se si LDK-ja e ka iniciuar, proceduar dhe zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Kurti, ka thënë se në politikën Kosovare ka ndodhur një precedan i pa provuar ndonjëherë, sepse pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar për ta tërhequr atë, dhe për ti dhënë mundësi Qeverisë që ta vazhdon betejën me koronavirusin, ta heq taksën 100 duke filluar nga data 1 prill, por edhe për të vazhduar procesin e dialogut me Serbinë, LDK-ja ka injoruar këto kërkesa, dukë insistuar në votat e deputetëve, përfshi edhe ata të opozitës, për shkarkimin pa kushte të kryeministrit dhe të Qeverisë. Krejt ky skenar i turpit, sipas Gani Qarrit është hartuar dhe skanuar sipas marrëveshjes së fshehtë në mes të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, për finalizimin e marrëveshjes me Serbinë në dëm të shtetit të Kosovës, pavarësisht se do të jetë edhe kundër interesave të disa shteteve mike të Kosovës. Sipas Qarrit kjo është arsye pse Hashim Thaçi e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese, për ta shantazhuar akoma më shumë Kryeministrin Kurti, si shkelës të Kushtetutës dhe rrëzuar atë.

Image
Gani Qarri

“Kjo që po ndodhë aktualisht në Kosovë, është papërgjegjësia dhe turpi më i madh i të gjitha kohëve, shkaktuar nga një mutacion i bastarduar i Koronavirusit të brendshëm politik kosovar, me orientim të rafinuar për shkatërrimin e shtetit tonë të brishtë, gjë që mund të ndodhë vetëm në Afganistan, Çad e Nigeria dhe askund tjetër në botë. Përderisa e gjithë bota në këto momente të rënda është mobilizuar dhe po bashkëpunon ngushtë për ta luftuar armikun e padukshëm, të quajtur Koronavirus, armiku i Kosovës dhe shqiptarëve, është i pashëm dhe i prekshëm, janë politikanët mafioz Hashim Thaçi e Isa Mustafa, të cilët jo vetëm se për njëzet vite me radhë e zhvatën dhe mashtruan, por duke e keqpërdorur heshtjen e qytetarëve edhe në këto ditë të vështira ngujimi e pandemie nuk po e kursejnë popullin duke e kthyer luftën kundër COVID-19 në virus epidemi të luftës politike kosovare, për ta shkatërruar tërësisht edhe shtetin e brishtë të Kosovës”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, Sjelljet e Thaçit dhe të Isa Mustafës jo vetëm që janë të pafalshme por edhe të patolerueshme të cilët kanë zgjedhur ta tregojnë lidershipin e tyre, pikërisht në këto momente krize botërore, duke keqpërdorë edhe një gjendje të rëndë si kjo e tanishmja, për protagonizëm personal dhe qërim hesapesh politike në kohën kur mbarë njerëzimi po përballet me pandeminë e Koronavirusit. “Kjo dëshmon se debati i iniciuar politik, ishte një skenar i parapërgatitur nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, për ta shndërruar në luftë kundër Qeverisë së re të Kosovës, të cilët me lojërat e tyre të pista politike në kulmin e pandemisë botërore po sfidojnë Kosovën edhe me kriza të reja, duke treguar se janë dhe mbeten për të gjitha kohët turpi i lidershipit kosovar. Isa Mustafa e Hashim Thaçi jo vetëm që po imponohen publikisht por edhe pandeminë e Koronavirusit po e keqpërdorin për qërim hesapesh personale me Albin Kurtin duke kërcënuar qëllimisht, mbetjen e popullit pa përkujdesje mjekësore dhe rrezikuar ndarjen e shtetit të Kosovës. Fatkeqësisht edhe në këto momente të rënda, bie hapur në sy, se kuislingu Hashim Thaçi edhe pandeminë e Koronavirusit po e keqpërdor për të shty përpara agjendën e ndarjes së Kosovës, duke qitur interesin e tij personal mbi interesin kombëtar dhe shtetëror të vendit”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri po ashtu është i sigurt që edhe dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të vendimit për Gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Qeveria, është tipik kat hakmarrës personal kundër kryeministrit Kurti.

“Hashim Thaçi sikur nuk u mjaftua as me mocionin e LDK-s për shkarkimin e kryeministrit Kurti, ndaj e ka dërguar rastin e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese edhe për shkak të shpalljes së kufizimit të lëvizjes së qytetarëve si masë e domosdoshme mbrojtëse në preventivë nga Koronavirusi. Hashim Thaçi në mënyrë të hapur, po tenton që përmes dërgimit të vendimit të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, për kufizimin e lirisë së lëvizjes, ta realizojë qëllimin e tij të kahershëm që përveç rrëzimit të Kurtit nga pozita e kryeministrit, ta shpallë atë edhe shkelës të Kushtetutës. Ndërhyrja e Presidentit në vendimin e qeverisë, është hakmarrje kundër Kurtit lidhur me mos pajtimin e kryeministrit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe përpjekje e hapur që ta shti atë nën ndikimin e vetë dhe kështu ta amortizojë edhe qëllimin e kahershëm të qeverisë për shmangien e Thaçit nga procesi i dialogut me Serbinë”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ai madje ka shtuar se skenarin e Hashim Thaçit, që përmes krizës së Koronavirusit ta rrëzojë Kurtin nga pushteti, e ka paralajmëruar edhe politikania gjermane, Jamila Schaefer, me një reagim në llogarinë e saj zyrtare në ‘tvitter’, ku kishte kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të gjithë aktorët tjerë, që të heqin dorë nga lojërat politike në këtë kohë krize mbarëbotërore dhe të mos i bashkohen Hashim Thaçit i cili , është duke shfrytëzuar situatën e krijuar nga koronavirusi, për ta rrëzuar qeverinë Kurti, sepse lëvizje të tilla rrezikojnë edhe përparimin që ka bërë Kosova gjatë gjithë këtyre viteve në përparimin e demokracisë.

(Kosova Sot Online)