Persona të maskuar grabisin një pompë të derivateve në Klinë

  • 26 March 2020 - 09:54
Persona të maskuar grabisin një pompë të derivateve në Klinë

Mbrëmë rreth orës 21:40, persona të maskuar dhe të armatosur e kanë sulmuar një pompë të derivateve të naftës në Klinac të Komunës së Klinës.

Pompa e derivateve të naftës e cila ndodhët rreth dy kilometra larg qendrës së Klinës është grabitur nga disa persona. Policia njoftoi se pos që është grabitur punëtori i pompës është rrahur.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se, derisa ishte (duke punuar) në vendin e tij të punës në pompë derivatesh, tre persona të maskuar dhe armatosur dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)