Punoi në njësinë e kujdesit intensiv ku vdiqën 8 pacientë nga koronavirusi, infermierja vret veten në spital

  • 26 mars 2020 - 13:24
Punoi në njësinë e kujdesit intensiv ku vdiqën 8 pacientë nga koronavirusi, infermierja vret veten në spital

Një infermiere në moshë të re në një spital në Londër, ku po trajtohen pacientët me koronavirus ka vrarë veten në ambientet e punës.

Infermierja, rreth 20 vjeç, punonte në repartin e kujdesit intensiv në King College Hospital në jug të Londrës.

Ajo u gjet e pavetëdijshme në spital pasditen e së hënës, thanë oficerët. Mjekët luftuan për ta shpëtuar por vdiq më voë.

Tetë njerëz kanë vdekur nga virusi vdekjeprurës COVID-19 në Spitalin e King’s College (KCH).

Ata që janë në gjendje kritike trajtohen në njësinë e kujdesit intesive të spitalit, ku punoi edhe infermierja, raporton Daily Mail.

(Kosova Sot Online)