Profesori thotë për LDK-në: Ky është turpi i mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti

  • 26 March 2020 - 16:13
Profesori thotë për LDK-në: Ky është turpi i mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti

“Preteksti i kreut te LDK-së për aktivizimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë aktuale, është i zbehtë, artificial, kapricioz e i ulët. Në shtetet e demokratike parlamentare çfarë mëton të jetë edhe vendi ynë, kryeministri cilin do ministër mundë ta shkarkoj pa votimin nga ana e parlamentit. Konkretisht Kryeministri Kurti, ditë më parë e pat shkarkuar ministrin z Veliu. Vendimin për shkarkim të ministrit Veliu, Kryeministri Kurti e ka pas mbështetur në dispozitën e nenit 94 par. 4 të Kushtetutës. Vendimi i tillë ishte dhe është konform me Kushtetutën dhe si i tillë juridikisht nuk mund të anulohej. Partneri i koalicionit të LDK-ja do të duhej të propozonte një person tjetër e Kryeministri ta emëronte Ministër të Punëve të Brendshme”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

 

 

Pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar, që u ushtrua gjatë ditëve të kaluara ndaj LDK-së, nga aleat të mëdhenj të shtetit të Kosovës, për ta tërhequr mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë në këtë situatë kritike në të cilën gjendet vendi, ato nuk arritën ta bindin atë dhe që ti lejohet qeverisë të vazhdon punën e saj normale, për të vlerësuar në mënyrë reale sukseset dhe dështimet e saj, e që në rastin e parë do ta kishin në raportimin për 100 ditshin e parë të punës. Kundër rrëzimit të qeverisë dhe krijimit të krizës politike në vend, në këtë situatë të vështirë janë deklaruar edhe përfaqësuesit e kuinit të cilët u bënë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqendrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetuese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës, që ta ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, ti japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës

Image
Riza Smaka

Profesori i së drejtës Riza Smaka, thotë për “Kosova Sot Online” se mocioni i LDK-së nuk ka të bëjë asgjë me realitetin, është kapricios dhe artificial, që mundë ta qon vendin në thellim akoma më të madh të krizës me pasoja të pa riparueshme. Sipas profesorit Smaka shkarkimi i ministrit Agim Veliu ishte vetëm shkasi por jo arsyeja, sepse shkarkimi i Velit ishte bërë në baza të plota kushtetuese.

 

“Preteksti i kreut te LDK-së për aktivizimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë aktuale , është i zbehtë, artificial, kapricioz e i ulët. Në shtetet e demokratike parlamentare çfarë mëton të jetë edhe vendi ynë, kryeministri cilin do ministër mundë ta shkarkoj pa votimin nga ana e parlamentit. Konkretisht Kryeministri Kurti, ditë më parë e pat shkarkuar ministrin z Veliu. Vendimin për shkarkim të ministrit Veliu, Kryeministri Kurti e ka pas mbështetur në dispozitën e nenit 94 par. 4 të Kushtetutës. Vendimi i tillë ishte dhe është konform me Kushtetutën dhe si i tillë juridikisht nuk mund të anulohej. Partneri i koalicionit të LDK-ja do të duhej të propozonte një person tjetër e Kryeministri ta emëronte Ministër të Punëve të Brendshme”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”. Madje ai thotë se derisa Agim Veliu më parë ishte kryetar i Podujevës, nuk është dashtë do të kandidohej përkatësisht të emërohej një nga ministrat e Qeverisë aktuale,së pakut për dy shkaqe: se funksioni i kryetarit të Podujevës është më i lartë se sa i ministrit dhe dy, në atë mënyrë , shkaktoi zgjedhje të jashtëzakonshme tok me to edhe harxhime enorme të parasë së popullit, aq më parë kur harxhimet e tilla ishin e janë të pa nevojshme.

Prandaj sipas profesorit Smaka është i pa moralshëm dhe i pa drejtë nga ana e LDK-së, problematizimi i shkarkimit të Agim Velit, nga pozita e ministrit të brendshëm. “Tani më në kontekstin e rrethanave të jashtëzakonshme shëndetësore, nuk ka aspak moralitet që kreu i LDK-së e problematizoj shkarkimin e ministrit Veliu me apo pa konsultim paraprak sipas marrëveshjes qeverisëse të LVV-s e LDK-së. Tek e fundit z. Veliu është nënkryetar i LDK-se e sa unë dijë është funksionar partiak i paguar, pra nuk mbetet i pa pagë”, thotë Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

 

Referuar z Vjose Osmanit - kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës se ajo ka qëndruar kundër votimit të mocionit të mos besimit të Qeverisë aktuale, Smaka thotë se personalisht ka mbajtur rezerva të bazuara në pikëpamjet e luhatura e oportuniste të së njëjtës, sepse zonja Osmani kur ishte deputete e Legjislaturës paraprake fillimisht , mirë e drejtë, ishte kundër ratifikimit të kufirit të ridelimituar të gabueshëm ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, mirëpo e njëjta duke e shpërfillur Rezolutën 21- 15 të Kuvendit të Republikës së Kosovës me të cilën kërkohej demaskimi, shënjimi i kufirit administrativ Cakorr- Zhlep si dhe qëndrimin e pikëpamjen publike të saj kundër votimit të ratifikimit, ajo oportunisht dhe me inkonsekuencë e pat votuar ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin jo të demarkuar por të ridelimituar gabimisht e dëmshëm për territorin e vendit tonë për mbi 8000 hektar.

Smaka thotë për “Kosova Sot Online” se mocioni i LDK-së e ka zhveshur këtë subjekt politik tërësisht nga deklarimi mashtrues se në prioritet e ka interesin e shtetit dhe shëndetin e qytetarit, shëndetin dhe mirëqenien e saj.

“Deputetët e LDK-së do të duhej që për hir të interesave shtetërore e shëndetësore të qytetarëve të Kosovës, të kërkesave të përfaqësuesve të shteteve miqësore të Kosovës, të votonin kundër miratimit të mocionit për mosbesimin e Qeverisë aktuale! Është rast specifik kur mocioni i mosbesimit të Qeverisë të ngritët nga partneri qeveritar edhe pse i dyti e jo i pari sipas fuqisë politike në Kuvend e Qeveri ka përfaqësues barbarisht me partnerin prijës, të parë. Pra është partner i privilegjuar deri në nivelin sikundër të ishte partia politike fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme në të cilat sikundër dihet ka pas dalë subjekti politik i dytë’, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

 

(Kosova Sot Online)