Një pacient shërohet plotësisht, edhe 8 raste të reja me Covid 19

  • 26 mars 2020 - 17:53
Një pacient shërohet plotësisht, edhe 8 raste të reja me Covid 19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se janë konfirmuar edhe tëtë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri I të gjithë rasteve të shkojë në 89.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka njoftuar edhe për shërimin e një prej pacientëve.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”, ka shkruar Vitia.

(Kosova Sot Online)