Instituti Hidrometerologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të premten

  • 26 March 2020 - 18:35
Instituti Hidrometerologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të premten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit.

Sipas IHMK’së, dita e premte dhe e shtunë do të vijojnë kryesisht me mot të vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

Reshjet më të përqendruara do të jenë në pjesën e Dukagjinit, deri sa në rrafshin e Kosovës do të jenë me intensitet më të ulët, bën të ditur instituti.

IHMK’ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s, paralajmëron instituti.


(Kosova Sot Online)