Haziri: Çdo Qeveri meriton që të kalojë 100 ditë të jetëgjatësisë së saj

  • 26 March 2020 - 20:20
Haziri: Çdo Qeveri meriton që të kalojë 100 ditë të jetëgjatësisë së saj

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se dita e djeshme ka qenë e rëndë për Kosovën.

Sipas tij, çdo Qeveri meriton që të kalojë 100 ditë të jetëgjatësisë së saj, ndërsa ajo e djeshmja, ku ka qenë pjesë edhe LDK, Haziri ka thënë se ka rënë për shkak të veprimeve të njëanshme të kryeministrit Albin Kurti – shkarkimi i Agim Veliut dhe mosheqja e tarifës ndaj mallrave serbe.

Haziri ka komentuar pohimet e Kurtit se ekziston një marrëveshje e gatshme Kosovë-Serbi.

“Kurti tha nuk i kam parë dokumentet sekrete. Nga ajo që unë bashkëpunoj me qendra politike të jashtme, për Kosovën dokumente të përgatitura nuk ka, nuk ka pasë as në Rambuje, as në Vjenë”, ka thënë Haziri.

“Dokumenti i Rambujesë ka qenë katastrofal, Pakoja e Ahtisaari nuk ka qenë ideale, por e ka njohur të drejtën e popullit për të qenë i pavarur. Edhe tash jemi në situatë të njëjtë mos të flasim për konspiracione”.

(Kosova Sot Online)