Koronavirusi: Trump kërkon lehtësim progresiv të distancimit shoqëror në SHBA

  • 26 mars 2020 - 23:05
Koronavirusi: Trump kërkon lehtësim progresiv të distancimit shoqëror në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi sot se  dëshiron të lehtësojë masën e distancimit shoqëror në lidhje me koronavirusin e ri bazuar në një vlerësim të rrezikut lokal.

“Aftësitë tona të gjera të testimit do të na lejojnë shpejt që të botojmë kritere për të klasifikuar qarqet sipas rreziqeve që paraqet virusi”, shkroi ai në një letër drejtuar të gjithë qeveritarëve të vendit.

Në këtë letër me një ton shumë të matur, i cili bie ndesh me njoftimet e tij fillestare për një “rihapje” të ekonomisë deri në Pashkë, më 12 prill, presidenti amerikan theksoi se beteja do të jetë ende e gjatë.

Kurba e infektimeve me COVID-19 vazhdon të rritet në SHBA me më shumë se 75 000 raste të identifikuara dhe më shumë se 1 000 viktima.


(Kosova Sot Online)