Vjen alarmi i radhës: Rreziku për ndarjen e Kosovës po afron, ja çfarë po kurdis Hashim Thaçi

  • 27 March 2020 - 07:37
Vjen alarmi i radhës: Rreziku për ndarjen e Kosovës po afron, ja çfarë po kurdis Hashim Thaçi

“Nëse Kosova vërtetë dëshiron ti shpëtoj ndarjes, duhet ta largojë një orë e më parë ideatorin e kësaj tentative të rrezikshme, kuislingun Hashim Thaçi nga përfaqësimi i saj në bisedime, ta shkarkojë Thaçin urgjentisht nga posti i të parit të shtetit dhe vendosë para gjykatës, për shkeljen e Kushtetutës dhe rrezikimin territorial të shtetit të Kosovës. Nuk ishte Lajçak as Borelli, përkundrazi ishin Thaçi dhe Veseli ata që e ndanë Mitrovicën,siç nuk ishte Sllovakia as Spanja, që propozuan ndarjen e Kosovës, por ishte vet kuislingu Hashim Thaçi që në tryezën e bisedimeve me Serbinë,në koordinim me Aleksandër Vuçiçin vendosi idenë e ndarjes së shtetit të brishtë të Kosovës”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse në opinionin publik, madje edhe në deklarimet e Presidentit Hashim Thaçi, emërimi i sllovakur Mirosllav Lajçak për përfaqësues në special në dialogun me Serbinë është parë si provokim i BE-së kundër Kosovës, për shkak se shteti sllovak nuk e njeh pavarësinë Kosovës, madje ka votuar edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, analisti politik Gani Qarri thotë se ky shqetësim nuk është aspak real dhe nuk ndikohet në projektin për ndarjen e Kosovës, një opsion që po qarkullon i mbështetur nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiqi. Sipas Gani Qarrit ky është një shqetësim artificial i ngritur nga vetë hashim Thaçi për të krijuar mjegull në proces, sepse nuk është as shteti sllovak dhe as ai spanjoll që e mbështesin propozimin e ndarjes së Kosovës, sepse kanë problemet e tyre të brendshme, por është vetë Hashim Thaçi ai që e ka ideuar dhe mbështetur një projekt të tillë.

Qarri thekson se zgjidhja e vetme, për ta shpëtuar Kosovën nga pazaret me territor në bisedimet me Serbinë, zgjidhja është tek eliminimi i Hashim Thaçit nga dialogu me nismen për shkarkimin e tij përmes llogaridhënies para Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit të Kosovës.

Image
Gani Qarri

“Nëse Kosova vërtetë dëshiron ti shpëtoj ndarjes, duhet ta largojë një orë e më parë ideatorin e kësaj tentative të rrezikshme, kuislingun Hashim Thaçi nga përfaqësimi i saj në bisedime, ta shkarkojë Thaçin urgjentisht nga posti i të parit të shtetit dhe vendosë para gjykatës, për shkeljen e Kushtetutës dhe rrezikimin territorial të shtetit të Kosovës. Nuk ishte Lajçak as Borelli, përkundrazi ishin Thaçi dhe Veseli ata që e ndanë Mitrovicën,siç nuk ishte Sllovakia as Spanja, që propozuan ndarjen e Kosovës, por ishte vet kuislingu Hashim Thaçi që në tryezën e bisedimeve me Serbinë,në koordinim me Aleksandër Vuçiçin vendosi idenë e ndarjes së shtetit të brishtë të Kosovës”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kështu që tani, sipas gani Qarrit, nuk mund të quhet provokim i hapur as nënçmim i BE-s ndaj Kosovës si shtet i pa varur emërimi i slovakut Miroslav Lajçak për përfaqësues Special te BE-s ne dialogun me Serbin, për vet faktin e ditur botërisht tash e sa kohë, se tema e ndarjes së Kosovës nuk është e sotme as nuk erdhi asnjëherë si ide e Lajçakut, por ka ngelë, si temë e papërfunduar mbi tavolinën e bisedimeve e propozuar nga vet kuislingu Hashim Thaçi që nga koha e Mogherinit.

Për aq më tepër, sipas Gani Qarrit, BE i ka dalë hakut edhe Kosovës të cilës njëjtë si Serbisë, i ka dërguar paraprakisht emrin e propozuar nga BE, për përfaqësues të saj në procesin e bisedimeve, me të cilin është pajtuar edhe Thaçi i cili tani më kot,mundohet tu qes hi syve,popullit të Kosovës, duke bërë sikur hedh shqelma, pas kohe.

“Madje Thaçi nuk e ka kundërshtuar as insistimin e Serbisë që bisedimet të rifillojnë mu aty ku kanë mbetur,pra pikërisht mbi temën e ndarjes së Kosovës,si propozim i vet Thaçit gjatë kohës së Mogherinit, ide nga e cila ai vet nuk ka heqë dorë asnjëherë, dhe të cilën ai edhe sot e qon përpara, duke e nxitur edhe Grenellin, kundër të gjithë atyre që janë kundër ndarjes në Kosovë’, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ai shton se Sllovakia dhe as Spanja nuk kanë interes ta hapin temën e ndarjes, sepse pastaj i hapin problemet që kanë ato brenda shteteve të tyre, por këtë mundë ta bëje dhe e ka bërë vetëm Hashim Thaçi.

“Është e vërtetë se Sllovakia si shtet nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO, por nuk duhet harruar se Sllovakia dhe Spanja kanë kontestet e veta të brendshme shtetërore, Sllovakia ka mijëra kilometra katror,territor të diskutueshëm me mbi një gjysmë milioni hungarez,që dëshirojnë bashkimin me Hungarinë, ndërsa Spanja Katalonin etj, ndaj jo vetëm që nuk mund të deklarohen pa dashjen e Kosovës, pro ndarjes së saj, por Spanja jo shumë kohë më parë u deklarua publikisht se është strikt kundër ndarjes së shtetit tonë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Qarrit, duke qenë se Borelli është edhe vet katalonez, BE ka zgjedhur dy përfaqësues që pak a shumë, vet rrethanat në vendet e tyre, parandalojnë deklarimin e hapur të përfaqësuesve të saj për ndarjen e Kosovës,kështu që edhe roli i Lajçakut në këtë proces mund të jetë më neutral se sa që ishte, ai i kuqaloshes italiano-komunistes Mogherini.

Prandaj, ndalimi i aktit të ndarjes, si pjesë e marrëveshjes eventuale, sipas Qarrit është në dorën e vetë kosovareve, të cilët duhet ta përjashtojnë Hashim Thaçin nga dialogu. “Por për të mos ardhur deri te ndarja e vendit tonë, është në dorën e vet palës kosovare, e cila duhet të tregohet e kujdesshme dhe ti zëvendësojë sa më parë përfaqësuesit e saj që shkojnë me hile në bisedime,duke përjashtuar urgjentisht kuislingun Hashim Thaçi nga ky proces, i cili i shantazhuar në vazhdimësi me Gjykatën e Hagës nga Vuçiqi, është shndërruar në rrezikun kryesor për Kosovën dhe vënë hapur në anën e Serbisë,duke i parapri vet ndarjes me propozime personale dhe kërkuar në Alpbach të Austrisë edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ndarje dhe korrigjim të kufijve të shtetit tonë të brishtë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)