E thotë profesori i njohur : Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa përgatitën goditje të dyfishtë kundër Qeverisë Kurti për ti bërë pazaret me Serbinë

  • 27 March 2020 - 07:47
E thotë profesori i njohur : Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa përgatitën goditje të dyfishtë kundër Qeverisë Kurti për ti bërë pazaret me Serbinë

“Mocioni është bërë me gjasë që të bije Qeveria. Pse kështu? Janë disa çështje që duhet thënë: Së pari, qëndrimi i qartë i palëkundur i Thaçit për të bërë marrëveshje me shtetin serb. Së dyti, realizimi i ndarjes dhe i copëtimit të Kosovës, së treti, mënjanimin e kundërshtarëve në Qeveri dhe në Kuvend dhe së katërti, krijimi i kushteve që Kuvendi të votoje për marrëveshjen e Thaçit me Vuqiqin nën ombrellën e ambasadorit Grenell. E dëmshmja dhe shumë antikombëtare është qëndrimi i LDK-së se vetëm ajo na qenka parti pro-amerikane. Ky është turpi i kësaj partie. Shqiptarët janë në tërësi pro-amerikan. Ata kurrë nuk veprojnë kundër këtij shteti dhe kurrë nuk harrojnë ndihmat e mëdha. Por, për LDK-në është kjo vetëm formë mbrojtëse. Në fakt ka qëllime tjera. Ato janë bashkimi me Thaçin, realizimi dhe votimi i marrëveshjes dhe interesat karrieriste e financiare. Nga këto poshtërsi nuk po mund të ndahet LDK dhe këtej është kapur pas Thaçit dhe nga ky kurorëzim priten dëme shumë të mëdha”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sikur nuk u mjaftua me mocionin e LDK-s për shkarkimin e kryeministrit Kurti, por ai e ka darkuar rastin e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese edhe për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, kufizimit të lëvizjes së qytetarëve si masë mbrojtëse në preventivë nga koronavirusi. Njohës të fushës së të drejtës, dhe analistët politik, konsiderojnë se më këtë veprim, Presidenti Thaçi po tenton që në mënyrë të hapur, përmes dërgimit të vendimit të Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, për kufizimin e lirisë së lëvizjes, ta realizon qëllimin e tij të kahershëm për qërim hesapesh me Albin Kurtin, që përveç rrëzimit të tij nga pozita e kryeministrit, ta shpallë atë edhe shkelës të Kushtetutës. Kështu thotë për “Kosova Sot Online” profesori i së drejtë Muhamet Kelmendi.

Sipas Kelmendit, ndërhyrja e Presidentit në vendimin e qeverisë, është hakmarrje kundër Kurtit në mos pajtimin e tij për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe përpjekje e hapur që ta shtrin atë nën ndikimin e vetë dhe kështu ta amortizon edhe qëllimin e kahershëm të qeverisë për shmangien e Thaçit nga procesin e dialogut me Serbinë. Kelmendi thotë se skenarin e Hashim Thaçit, që përmes krizës së koronavirusit ta rrëzon Kurtin nga pushteti, e ka paralajmëruar edhe politikania gjermane, Jamila Schaefer, e cila një reagim të tillë e ka bërë në llogarinë e saj zyrtare në ‘tvitter’, kishte thënë se të gjithë aktorët përfshirë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet të heqin dorë nga lojërat politike në këtë kohë krize, sepse, sipas saj, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po bënë përpjekje për të rrëzuar qeverinë që po drejton Albin Kurti, duke shfrytëzuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Profesor Kelmendi thekson se dërgimi i vendimit të Qeverisë Kurti në Gjykatën Kushtetuese është çështje juridike e lejuar me dispozitat kushtetuese e ligjore, por megjithatë Hashim Thaçi e ka keqpërdorë atë për interesa dhe inate personale dhe konfliktuoze, kundër të cilave është deklaruar edhe qeveria Gjermane.

Image
Muhamet Kelmendi

“I ndaluar është fakti i daljes së tij në mënyrë publike në konferencë dhe kundërshtimi i hapur pa marr vendim të organeve gjyqësore. Kjo ka krijuar konflikte të paramenduara dhe kështu është sjellë vendi në konflikte të ashpra. Kuptohet se në gjendjet e tilla, sikundër është pandemia e Corona Virusit, nuk duhet të krijohen konflikte por shteti duhet të vepron në unitet, pavarësisht mosmarrëveshjeve që ekzistojnë. Këtë e ka pasur dhe e ka Qeveria gjermane parasysh kur kanë kërkuar ndaljen e mocionit dhe ruajtjen e strukturave shtetërore”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. Profesor Kelmendi thotë se është e natyrshme që mocioni është akt juridik kushtetues dhe duhet të respektohet nga Kuvendi. Por, gjendja kërkon masa tjera, jo shkatërrimtare dhe që shkojnë në dobi të shtetit dhe të popullit tonë të vuajtur e jo në dëm të shtetit. “Mocioni është bërë me gjasë që të bije Qeveria. Pse kështu? Janë disa çështje që duhet thënë: Së pari, qëndrimi i qartë i palëkundur i Thaçit për të bërë marrëveshje me shtetin serb. Së dyti, realizimi i ndarjes dhe i copëtimit të Kosovës, së treti, mënjanimin e kundërshtarëve në Qeveri dhe në Kuvend dhe së katërti, krijimi i kushteve që Kuvendi të votoje për marrëveshjen e Thaçit me Vuqiqin nën ombrellën e ambasadorit Grenell. E dëmshmja dhe shumë antikombëtare është qëndrimi i LDK-së se vetëm ajo na qenka parti pro-amerikane. Ky është turpi i kësaj partie. Shqiptarët janë në tërësi pro-amerikan. Ata kurrë nuk veprojnë kundër këtij shteti dhe kurrë nuk harrojnë ndihmat e mëdha. Por, për LDK-në është kjo vetëm formë mbrojtëse. Në fakt ka qëllime tjera. Ato janë bashkimi me Thaçin, realizimi dhe votimi i marrëveshjes dhe interesat karrieriste e financiare. Nga këto poshtërsi nuk po mund të ndahet LDK dhe këtej është kapur pas Thaçit dhe nga ky kurorëzim priten dëme shumë të mëdha”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, sipas Muhamet Kelmendit, deputetët nuk do të duhej të votonin në asnjë mënyrë në favor të shkatërrimit të shtetit, por të mbrojtjes së tij. “Jo për të votuar për a kundër rrëzimit të Qeverisë, sepse është çështje e tyre, por për të mos lejuar kurrsesi shkatërrimin e shtetit me ndarjen e hapësirës së Kosovës. Kulmi i kësaj është humbja e shumë objekteve ekonomike dhe ndërtimi i exterritoreve serbe në Kosovë. Kështu shkatërrohet vendi dhe nuk mbetet asgjë nga vendi i ynë. Nuk është koha për të treguar pse po vepron Thaçi kështu, apo pse Isa Mustafa e partitë tjera po i përkrahin. Jam i bindur se do të lidhen me këtë tandem që po përgatit shkatërrim i vendit. Vendi ka nevojë për unitet dhe masa unike në çdo fushë”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)