Godet ish agjenti i SHIK-ut: Kështu do të funksionon bashkimi i krimit të organizuar PAN-LDK pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

  • 27 March 2020 - 07:54
Godet ish agjenti i SHIK-ut: Kështu do të funksionon bashkimi i krimit të organizuar PAN-LDK pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

“Krejt kjo luftë e ndyrë nga të gjitha anët kundër Qeverisë Kurti e ka qëllimin me lan me mbrojtje akoma mos me dënua korrupsionin dhe krimin e organizuam mos me i dënua krimet e luftës që i ka bërë shteti serb, mos me i dënua vrasjet politike që janë bërë gjatë dhe pas luftës, dhe mos të harrojmë se në tërë këto gjëra deri sot kanë qenë në bashkë qeverisje me krimin e organizuar, kanë qenë në qeverisjet bashkë me vetë LDK-në prandaj ka qenë e pa mundur qeverisja Kurti e cila për 50 ditë e ka hallakat krimin e organizuar dhe i ka dërguar në panik ata që ishin të lidhur me krimin. Është fakt që me rrëzimin e kësaj Qeverie, edhe plani për reforma do të ngecë aty ku ka mbet, dhe Kosova do të dëmtohet akoma më shumë jo vetëm në politikë por edhe në territor. Do të vazhdojnë të godasin e të plaçkitin shtetin kusarët e Panit dhe të LDK-së të cilët vetëm do ta vazhdojnë hajnin aty ku e kanë lënë deri para 50 ditëve”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së sigurisë, Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe ish pjesëtar i policisë së Kosovës, njëherësh ish agjent i SHIK-ut dhe G-2, bashkimin e forcave politike opozitare, rreth mocionit të LDK-së, që e rrëzuan Qeverinë Kurti vetëm një muaj e gjysmë pas formimit të saj, e sheh si një mobilizim të lidhjeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, lidhje këto të cilat u tmerruan nga programi qeverisës i cili për prioritet kishte pikërisht luftën kundër tyre, pastrimin e të gjitha institucioneve nga krimi dhe vendosjen stabile të sistemit të drejtësisë në vend. Miftari thekson se me votimin e mocionit kundër Qeverisë Kurti, do të ngelin të pa realizueshme të gjitha reformat në drejtësi, që ish partnerët e deridjeshëm i kishin paraparë në programin qeverisës, sepse janë pikërisht këto reforma ato që do të pamundëson vazhdimin e mbijetesës së mëtejme të krimit dhe korrupsionit, sidomos në fushën e sundimit të ligjit. Kjo lidhje e krimit, sipas Naim Miftarit, jo vetëm që do ta pengon zhvillimin e reformave të programuara nga Qeveria Kurti, por do të shkon edhe më tutje, do të falë krimet që Serbia e ka kryer në Kosovë dhe do të futet edhe në pazare politike për territore, në mënyrë që Presidenti Hashim Thaçi të amnistohet nga ndjekja prej Gjykatës Speciale.

Image
Naim MIftari

“Krejt kjo luftë e ndyrë nga të gjitha anët kundër Qeverisë Kurti e ka qëllimin me lan me mbrojtje akoma mos me dënua korrupsionin dhe krimin e organizuam mos me i dënua krimet e luftës që i ka bërë shteti serb, mos me i dënua vrasjet politike që janë bërë gjatë dhe pas luftës, dhe mos të harrojmë se në tërë këto gjëra deri sot kanë qenë në bashkë qeverisje me krimin e organizuar, kanë qenë në qeverisjet bashkë me vetë LDK-në prandaj ka qenë e pa mundur qeverisja Kurti e cila për 50 ditë e ka hallakat krimin e organizuar dhe i ka dërguar në panik ata që ishin të lidhur me krimin. Është fakt që me rrëzimin e kësaj Qeverie, edhe plani për reforma do të ngecë aty ku ka mbet, dhe Kosova do të dëmtohet akoma më shumë jo vetëm në politikë por edhe në territor. Do të vazhdojnë të godasin e të plaçkitin shtetin kusarët e Panit dhe të LDK-së të cilët vetëm do ta vazhdojnë hajnin aty ku e kanë lënë deri para 50 ditëve”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, në mbrojtje të kësaj Qeverije është dashur të ngritën këtë herë edhe qytetarët, sado që kemi pasur në situatë të jashtëzakonshme, prandaj nëse bazohemi në heshtjen qytetare atëherë një përgjegjësi e madhe sipas Miftarit i takon për të ardhmen e zymtë që na pret, edhe shumicës së popullit që ka lejuar realizimin e këtij skenari. “Përfundimisht po na krijohet bindja se Kosova dhe populli i jonë nuk e meriton dhe nuk e duan një qeverisje me duar të pastra, siç ishte qeveria Kurti e cila për 50 dit e ka hallakat krimin organizuar vendor por dhe ndërkombëtar. Kjo qeveri që u shkarkua brenda 50 ditkëshit të formimit të saj, e ka hallakat dhe e ka publikuar rrezikun edhe nga plani i Hashim Thaçit me Vuqiqin, të cilin plan për ta shpëtuar veten nga burgu i sigurt për krime, Hashim Thaçi ju ka shtri për tokë interesit të shtetit Serb dhe disa lobeve ruso serbe në bot, dhe dy tre zyrtarëve amerikan pro serb e pro rus, ish nëpunës të Jony Bolltonit i cili ishte kundër intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe ishte edhe kundër shtetësisë së Kosovës”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)