Peja ndan 100 mijë euro për përballje me COVID-19

  • 27 March 2020 - 10:39
Peja ndan 100 mijë euro për përballje me COVID-19

Komuna e Pejës ka ndarë 100 mijë euro për tu përballur me situatën me pandeminë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë komuna, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet e Financa të Komunës së Pejës, për transferim të mjeteve financiare ne vlerë prej 100 mijë euro nga kodi i Investimeve kapitale ne kodin për emergjenca, si nevojë për tu përballur me situatën me pandeminë e COVID-19”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)