Arrestohet gjakovari, doli në qytet duke e thyer urdhrin pa ndonjë arsye

  • 27 March 2020 - 11:00
Arrestohet gjakovari, doli në qytet duke e thyer urdhrin pa ndonjë arsye

Një person është arrestuar dje në Komunën e Gjakovës pasi që i njëjti sipas policisë është parë në qytet gjatë orarit kur kufizohet lëvizja.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 13:40, derisa, sipas policisë i njëjti kishte dalë në qytet pa ndonjë arsye.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar derisa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte hasur duke lëvizur në këmbë, pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)