“Udhëtova për 3 orë në lot”/ Mjekun kirurg e përzënë nga shtëpia, pronarja kishte frikë nga koronavirusi

  • 27 March 2020 - 11:33
“Udhëtova për 3 orë në lot”/ Mjekun kirurg e përzënë nga shtëpia, pronarja kishte frikë nga koronavirusi

Nuk i mjaftoi lodhja dhe raskapitja në punë, por kur kthehet në shtëpi, merr një lajm aspak të mirë. Kështu ka ndodhur me një mjek të cilit i është kërkuar të linte shtëpinë ku jetonte me qira, sepse pronari kishte frikë se ai do i sillte koronavirusin në shtëpinë e tij.

Joseph Alsousou po punon në një qendër Ortopedike dhe Spitalit John Radcliffe në Oksford dhe jetonte në një shtëpi në Headington që nga muaji gusht.

Mjeku kirurg, siç shkruan BBC, kur iku nga shtëpia, udhëtoi rreth tre orë drejt familjes së tij në Merseyside “pothuajse në lot”.

Doktor Alsousou tha që pronari i shtëpisë me bashkëshorten e tij shumë të frikësuar, fillimisht i kishin lënë afat 28 ditë duke e njoftuar përmes postës elektronike, fundjavën e kaluar sepse pronarja ishte në ankth se ai mund ta sillte koronavirusin në shtëpi.

Të hënën, mjeku u përpoq ta siguronte atë që virusi ishte me rrezik shumë të ulët për të por kur u kthye në dhomën e tij mbrëmjen tjetër, ajo i tha që dëshironte që ai të largohej sa më shpejt që të kishte mundësi.

Image

(Kosova Sot Online)