Edhe Kryeministri britanik i infektuar me koronavirus

  • 27 March 2020 - 12:41
Edhe Kryeministri britanik i infektuar me koronavirus

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson me anë të një video incizimi të postuar në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se pas testimeve ka dalur pozitiv me koronavirus.

Kryeministri britanik ka shkruar se pas testimit është vetizoluar dhe do të drejtojë qeverinë në formë digjitale.

“Përgjatë 24 orëve të fundit kam pasur simptoma të lehta dhe jam testuar pozitiv me koronavirus. Tani jam në vetizolim, por do të vazhdojë të drejtoj qeverinë me anë të video-konferencës perderisa e luftojmë virusin. Bashkë do t’a mundim këtë”, ka thënë kryeministri britanik.

(Kosova Sot Online)