Mustafa: Krenari dhe shpresë të shoh nga afër bujqit duke bërë mbjelljet pranverore

  • 27 March 2020 - 14:21
Mustafa: Krenari dhe shpresë të shoh nga afër bujqit duke bërë mbjelljet pranverore

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka njoftuar se sot ka dalë në terren që t’i shoh nga afër bujqit duke bërë mbjelljet pranverore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se është krenari dhe shpresë që të sheh buqit duke bërë bërë mbjelljet pranverore për të ndihmuar vendin në menaxhimin dhe tejkalimin e gjendjes emergjente.

“Bujqit tonë, me kujdes të shtuar, po kujdesen të prodhojnë ushqim, nga toka jonë, për familjet tona. Krenari dhe shpresë të shoh nga afër bujqit duke bërë mbjelljet pranverore për të ndihmuar vendin në menaxhimin dhe tejkalimin e gjendjes emergjente”, ka shkruar Mustafa.

(Kosova Sot Online)