Agim Bahtiri reagon për herë të parë pas prishjes së koalicionit VV-LDK

  • 27 mars 2020 - 14:58
Agim Bahtiri reagon për herë të parë pas prishjes së koalicionit VV-LDK

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë Kurti, duke e quajtur turp të atyre që ndihmuan një gjë të tillë.

Ai ka bërë të ditur se Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme, sepse siç u shpreh ai, krejt populli është me VV-në.

Sipas tij, Kurti do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, ndërsa kryeministër do të bëhet përsëri Albin Kurti.

Ai u shpreh i bindur se asnjëherë më nuk do të ketë koalicion me LDK-në.

“Atyre të cilët ia kanë marr peshën e fuqisë qeverisë së Kosovës, ju qoftë për nder, për shkak se në gjendjen aktuale në të cilën gjendet Kosova dhe krejt bota, në vend që t’i ndihmojnë qeverisë… ata bënë và «rtetë atë që s’ju ka hije, gjë që po shihet edhe në krejt botën, sepse po dënohet ashpër. Ky turp që ka ndodhë, ne t’ju mbetet për nder atyre… Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, dhe qeveria e re do të zgjidhet përsëri me Albin Kurtin…Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme sepse krejt populli është me ta…Asnjëherë nuk shohim më koalicion me LDK-në”, ka thënë Bahtiri.

(Kosova Sot Online)