Masat mund të zgjasin deri në shtator, por ja kur do të jetë piku i të infektuarëve në Britani

  • 27 March 2020 - 15:39
Masat mund të zgjasin deri në shtator, por ja kur do të jetë piku i të infektuarëve në Britani

Shefja e lartë e shëndetësisë në Britani, Dr. Jenny Harries, është shprehur një ditë më parë se masat drastike të marra këtë javë mund të zgjasin deri në shtator. Ajo shtoi se situata do të bëhet më keq, para se të bëhet mirë dhe piku mund të kalojë pas Pashkëve.

Kjo do të thotë që Mbretëria e Bashkuar do të përjetojë ditët më të errëta gjatë dy javëve në vazhdim, por gjithmonë ka dritë në fund të tunelit dhe normaliteti mund të rikthehet në shtator. Këtë e ka pohuar më parë edhe profesor Neil Ferguson, i cili u shpreh se nëse ky izolim funksionon, piku në terapinë intensive është në 2-3 javë.

Ferguson ishte një nga autorët pas një studimi që mund të ketë shpëtuar Britaninë, pasi qeveria u paralajmërua se plani i tyre mund të vriste mijëra njerëz. Vetë profesori u infektua nga Koronavirusi dhe tashmë është shëruar.

(Kosova Sot Online)