Cilat janë zhvillimet më të reja rreth koronavirusit në botë

  • 28 March 2020 - 08:51
Cilat janë zhvillimet më të reja rreth koronavirusit në botë

Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, rreth 598 mijë persona janë infektuar me koronavirus në mbarë botën, ndërsa mbi 27 mijë e 700 kanë vdekur. Virusi i ri është përhapur në 177 shtete dhe rajone.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi të shtunën se janë shënuar 54 raste të reja të infektimeve të premten, por të gjitha kanë qenë të lidhura me shtetet e tjera. Një ditë më parë u shënuan 55 raste.

Një mjek iranian ka thënë se qindra persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë helmuar nga alkooli i falsifikuar pasi besonin se kjo pije e vret koronavirusin, shkruan “The Guardian”.

Koreja Jugore e ka raportuar numrin më të madh të rasteve të reja brenda një jave. Të premten, zyrtarët i konfirmuan 146 raste të reja. Shteti i largët aziatik po shënon rritje të numrit të rasteve të importuara nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se gjashtë mijë persona me koronavirus janë shtrirë në spitalet e Nju Jorkut, ndërsa gati 1600 prej tyre ndodhen në sektorët e kujdesit intenziv. Shtetet e Bashkuara tashmë ndodhen në vendin e parë në botë për numrin më të lartë të personave të infektuar.

(Kosova Sot Online  )