Kriza e koronavirusit: Europol paralajmëron nga mashtruesit

  • 28 March 2020 - 08:54
Kriza e koronavirusit: Europol paralajmëron nga mashtruesit

Frika nga virusi është një “model perfid biznesi” për mashtruesit, paralajmëron Autoriteti Policor i BE-së, Europol. Ofertat për vaksina janë të falsifikuara.

Shumë sipërmarrje dhe të vetëpunësuar po humbasin porositë dhe xhirot për shkak të pasojave të krizës Corona në mbarë Europën. Por një tjetër degë ka koniunkturë të lartë: Mashtruesit bëjnë biznes me frikën, paralajmëron autoriteti policor i BE-së, Europol në Hagë. Catherine De Bolle, drejtore e Europolit deklaroi (27.03), se është e habitur me çfarë shpejtësie kriminelët po i zhvillojnë modelet e tyre të mashtrimit: “Ndërsa njerëzit luftojnë kundër krizës dhe ndihmojnë viktimat, ka edhe kriminelë, që shfrytëzojnë krizën. Këtë nuk mund ta pranojmë. Biznese të dyshimta gjatë një krize shëndetësore janë mjaft të rrezikshme dhe mund t’i rrezikojnë jetën e njerëzve.” Europoli koordinon autoritetet policore të BE-së dhe është përgjegjës për hetimet ndërkufitare.

Medikamente të rreme

Europol paralajmëron prej medikamenteve të falsifikuara, që ofrohen për shitje në internet. Në një aksion mbarëbotëror hetimesh në 90 vende bashkë me autoritete të tjera policore janë identifikuar mbi 2000 faqe interneti, në të cilat ofrohen medikamente pa efekt, spray ose kremëra kundër virusit Corona. Në kuadër të aksionit policor të emërtuar “Pandea” janë konfiskuar katër milionë kampione medikamentesh. Fjala është për medikamente antivirale ose tableta kundër malarjes, që nuk janë të licensuara në treg. Po ashtu janë në qarkullim edhe maska mbrojtëse, që ose nuk kanë efekt ose janë ekstremisht të kushtueshme. Që nga fillimi i marsit janë tërhequr nga qarkullimi 34.000 maska kirurgjikale me përbërje velo-kartë, thuhet në një njoftim të Europolit.

(Kosova Sot Online )