Alarmon analisti: Rikthimi në pushtet i partnerëve të koalicionit PAN, këto janë pasojat për shtetin e Kosovës

  • 28 March 2020 - 09:08
Alarmon analisti: Rikthimi në pushtet i partnerëve të koalicionit PAN, këto janë pasojat për shtetin e Kosovës

“Për aq më tepër, nëse vërtetë pas rrëzimit të Qeverisë së deridjeshme,vjen sërish deri te rivendosja e partive të krimit të organizuar në pushtet,nuk do mend se edhe korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar rreth 20 vjeçar,do të marrin një amnisti të pa afatizuar, nga kjo përbërje tragjikomike e kuvendit, me ish partnerët e trishtë qeverisës të koalicionit PAN”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, dhe pritjeve për formimin e një qeverie të re me bazë më të gjerë nga përbërja e tanishme e Kuvendit të Kosovës, sipas analistëve politik, do të krejt ndryshime të mëdha edhe në programin qeverisëse. Kështu thotë për “Kosova Sot Online”, analisti Gani Qarri. Sipas Qarrit, sektori më i goditur nga rrëzimi i Qeverisë Kurti do të jetë fusha e sundimit të ligjit, projekti për reforma të thella në drejtësi, për Veting dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme. Kjo për faktin se me ardhjen në qeverisje të ish partnerëve të PAN-it, në cilindo variant të kombinimeve politike, ata do ta pengojnë në proces të tillë, ngase në strukturat e tyre parkuake është i shtresuar thellë krimi dhe korrupsioni.

Image
Gani Qarri

“Fatkeqësisht pas dhunimit brutal të votës së lirë të qytetarit dhe rrëzimit thellësisht arrogant deri në armiqësi të Qeverisë Kurti, që ndodhi me 25 mars 2020 në Parlamentin e Kosovës,nga partitë mafioze të krimit të organizuar në vend, edhe reforma në drejtësi do të mbetet projekt i harruar, me gjithë faktin se ishte top agjendë e përcaktuar në programin e koalicionit qeverisës LVV-LDK”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, qytetarët e kishin dhënë votën e tyre në shumicë për koalicionin LVV-LDK, si koalicion i shpresës dh i së drejtës, për sundim të ligjit, kurse tani prishja e atij koalicioni nuk është gjë tjetër veç vrasje e rëndë e shpresës qytetare për ndryshime. “Vrasja kaq agresive e vullnetit të votuesve dhe mbytja mafioze e shpresës së qytetarëve për ndryshim,përmes prishjes së këtij koalicioni dhe lidhjes së marrëveshjes dubioze për partneritet ndërmjet ish partnerëve të inkriminuar të PAN-it, të njohur për zhvatje dhe krim të organizuar, vërteton edhe një herë se me rikthimin e mafio oligarkëve të kriminalizuar në fuqi, do të ngulfaten tërësisht edhe të gjitha reformat e nisura, aq të mirëpritura, nga populli në zgjim i Kosovës”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, ri kompozimi i një Qeverie tjetër të re, të bazuar në partitë politike të PAN-it që deri dje ishin në opozitë, nuk ka kuptim tjetër veç rikthim të politikës së krimit në qeverisje, sikur që ishte deri më 6 tetor 2019, prandaj ky është dëm i madh që do i shkaktohet vendit, dhe do të sjell zhgënjim të madh tek qytetarët.

“Për aq më tepër, nëse vërtetë pas rrëzimit të Qeverisë së deridjeshme,vjen sërish deri te rivendosja e partive të krimit të organizuar në pushtet,nuk do mend se edhe korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar rreth 20 vjeçar,do të marrin një amnisti të pa afatizuar, nga kjo përbërje tragjikomike e kuvendit, me ish partnerët e trishtë qeverisës të koalicionit PAN”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)