Flet eksperti i së drejtës: A është Qeveria Kurti viktimë e lidhjes së krimit të organizuar

  • 28 March 2020 - 09:16
Flet eksperti i së drejtës: A është Qeveria Kurti viktimë e lidhjes së krimit të organizuar

“Për qartësi, nuk po i publikoj të dhënat nga arkiva e Prokurorisë por po ju referohem deklaratave publike, deklarimit të pasurisë. Dëshmia kryesore se dikush ka punuar mirë a keq është pasuria e tyre. Është mirë të jemi të pasur por është me rëndësi se si janë fituar ato. E ky tërmeti i sa po ndodhur e shpërfaqi se çka kanë të përbashkët krerët e LDK-së me ata të PAN-it. U deshën vetëm disa veprime të vogla të Ministrisë së Drejtësisë dhe u tërbuan kriminelët. Hapi i parë u bë, ata u vetë deklaruan e u ri rreshtuan dhe “mos vet se të tregon vet”. Ra ky mort e u pamë, tani duhet që të ndodhë vetëm një “tërmet” i vogël tek struktura e drejtësisë, prokurori dhe gjykata, dhe ata do të vetë identifikohen”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së të drejtës dhe legjislacionit kundër korrupsionit,Hasan Preteni, një nga shkaqet kryesore të bashkimit të forcave politike për rrëzimin e qeverisë Kurti, akoma pa e mbushur 100 ditshin e parë të punës, e sheh në qasjen serioze që pati kjo qeveri për të filluar reformat në sistemin e së drejtës, për zbatimin e ligjit dhe luftën e pa kompromis kundër krimit e korrupsionit, nepotizmit e familjarizimit në fushën e punësimeve nëpër institucionet publike në vend, të mbushura për vite të tëra me militantë partiak që zhvatën pa pikë mëshire.

Sipas Pretenit, fakti që kjo Qeveri e pati në top prioritet pikërisht ballafaqimin serioz dhe pa pardon, me krimin e organizuar, rrjetet e strukturave të inkriminuara që janë futur nëpër parti politike e hetuan se po ju vjen fundi, prandaj edhe u mobilizuan që ti kundërvihen pa vonesë kësaj Qeverie, për të pamundësuar zbatimin e programit që kishte të bënte kryesisht me reformat e thella në sundimin e ligjit.

Pas lidhjes së marrëveshjes së re për partneritet qeverisës, në ditët në vijim, mes LDK-së dhe ish partnerëve të PAN-it, të njohur për zhvatje dhe krim të organizuar, sipas Pretenit, programi që kishte të bënte me reformat në drejtësi dhe fuqizimin e luftës kundër korrupsionit do të mbetet një storje e lënë në harresë, sepse në mënyrë të heshtur do të ketë një amnisti të pa afatizuar, deri në bërjen e një qeverie tjetër, sepse të korruptuarit e bashkuar nuk e luftojnë veten e tyre.

Image
Hasan Preteni

“Tani po ndahet shapi nga sheqeri. Shume nga ata që janë pjesë e krimit për një kohë të gjatë janë fshehur pas petkut të partive politike, që se paku në publik janë prezantuar si të pastra nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Thotë një fjalë popullore: “Nuk bie borë që të mbulohet toka por secilës gjallës ti shihen gjurmët! Kjo situata e krijuar se fundi po e dëshmon këtë, nuk e qoi Zoti, Albinin rastësisht në pozitën e Kryeministrit. U panë gjurmët dhe u shpalos fytyra e vërtetë e prijësve të LDK-së. Tani e kemi situatën e qartë. Kush është i korruptuar dhe pjesë e krimit e që u fsheh për një kohë të gjatë pas ideologjisë Rugoviane. Pasuria e kryetarit të LDK-së, pasuritë e Lutfi Hazirit, Agim Veliut e disa të tjerëve, që ishin shumë të zëshëm në mocionin kundër VV-së, nuk është hiq më e vogël se pasuria e krerëve të PAN-it”, thotë Preteni për Kosova Sot Online” .

Duke qenë se nga përvoja në krye të Agjencionit Kundër Korrupsion, Preteni ka pasur qasje në të dhënat e pasurisë së tyre, ai nuk dëshiron ta shfrytëzoj këtë mundësi për ti bërë publike, pasi që kjo është çështje e prokurorisë, por mjafton të ju referohemi deklarimeve të pasurisë që është publike. “Për qartësi, nuk po i publikoj të dhënat nga arkiva e Prokurorisë por po ju referohem deklaratave publike, deklarimit të pasurisë. Dëshmia kryesore se dikush ka punuar mirë a keq është pasuria e tyre. Është mirë të jemi të pasur por është me rëndësi se si janë fituar ato. E ky tërmeti i sa po ndodhur e shpërfaqi se çka kanë të përbashkët krerët e LDK-së me ata të PAN-it. U deshën vetëm disa veprime të vogla të Ministrisë së Drejtësisë dhe u tërbuan kriminelët. Hapi i parë u bë, ata u vetë deklaruan e u ri rreshtuan dhe “mos vet se të tregon vet”. Ra ky mort e u pamë, tani duhet që të ndodhë vetëm një “tërmet” i vogël tek struktura e drejtësisë, prokurori dhe gjykata, dhe ata do të vetë identifikohen”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që nisma serioze e qeverisë së re Kurti, me projektin për sundimin e ligjit, ishte një segment i pa pranueshëm për partnerin qeverisës LDK, prandaj edhe ndodhi kjo përçarje e madhe duke shfrytëzuar pretekste të tjera. Sipas Pretenit, procesi i filluar reformator në drejtësi do të zvarritet, por nuk do të mundë të ndalet tërësisht, sado i vonuar ai do ta merr rrugën e vetë, sepse nuk mundë të ketë kthim të plotë mbrapa. “Nisma e mbarë e kësaj Qeverie u sabotua në fillim, do të ketë prolongime dhe vonesa por caku do të arrihet. Më kujtohet periudha e para luftës. Kishte dilema se kush është në UÇK, parti politike kishte me bollëk, dilema të rezistojmë paqësisht apo ti kapim armët. Ndodhi 5,6,7 Marsi! Të gjithë në një front, s’ka më dilema! E tani “sërish erdhi Marsi”. U viktimizua familja Jashari, u viktimizuan edhe shumë të tjerë por erdhi liria. Historia po përsëritet u “viktimizuan” përkohësisht disa politikan në rend të parë Vjosa dhe Albini por ka filluar që këtij shteti të quajtur Kosovë, ti vjen era shtet. Virusi i parë “Corona” po menaxhohet mirë edhe viruseve tjerë do ju vjen rendi. Ka filluar të shihet drita në fund të tunelit”, thotë Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)