Reagon Milaim Zeka pasi Qeveria shkarkoi bordin e ShKUK-së – ka një thirrje për Albin Kurtin

  • 28 March 2020 - 10:38
Reagon Milaim Zeka pasi Qeveria shkarkoi bordin e ShKUK-së – ka një thirrje për Albin Kurtin

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në Facebook, ka përshëndetur vendimin e fundit të Qeverisë Kurti, pasi ka aprovuar shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme.

Zeka thotë se i përkrah vendimet e fundit të qeverisë, dhe se kërkon që kjo e fundit të mos “kruhet” me SHBA-në dhe BE-në, pasi sipas tij, këta të fundit janë aksionarët kryesor të shtetit te Kosovës.

Mes të tjerave, Zeka kërkon nga Kurti që t’i disiplinojë edhe aktivistët, pasi ai thotë se me sharje, me fyerje e linçime, veç po fundosen.

Ja shkrimi i Zekës:

Keto veprime te qeverise Kurti, me i dezinfektu bordet, 100 perqind i perkrahi. Vazhdo keshtu, mos e kruje as me Ameriken, as BE-ne, sepse ata jane aksionar kryrsor te shtetit te Kosoves!

Diciplinoje keta talibante e rrjeteve sociale, tregoju qe me sharje, me fyerje e linqime, veq po fundoseni. Grahni punes, sepse puna flet vete!

(Kosova Sot Online)