Arrestohen 22 persona për mosrespektim të “Orës Policore”

  • 28 March 2020 - 13:59
Arrestohen 22 persona për mosrespektim të “Orës Policore”

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona pasi nuk e kanë respektuar vendimi e qeverisë për lëvizje të kufizuar. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Prizren, Suharekë, Glloboqicë , Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan, Malishevë dhe në Rahovec.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në regjionin e Prishtinës, pasi të njëjtin nuk e kanë respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemies. Tri raste kanë ndodhur në Bërnicë të Epërme, një në Lupç dhe një në Fushë Kosovë.

Të pestë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në Gjakovë janë arrestuar pesë perona pasi të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Që të pestë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren pasi kanë lëvizur në kohë të “Orës Policore”.

Arrestime ka pasur edhe në Suharekë janë arrestuar dy persona pasi nuk e kanë respektuar urdhërin e policisë për ndalim të qarkullimit.

Edhe në Glloboqicë janë ndaluar dy të dyshuar një burrë kosovarë  dhe një femër pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Në Mitrovicë janë arrestuar dy persona pasi  nuk e kanë respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë.

Në Vushtrri është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Në Gjilan është arrestuar një i dyshuar mashkull , pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Po ashtu edhe në Malishevë është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Ndërsa në Rahovec është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull   kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së epidemisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)