KRU Prishtina hapë pikat për pagesa nga e hëna

  • 28 March 2020 - 14:06
KRU Prishtina hapë pikat për pagesa nga e hëna

KRU Prishtina përmes një komunikate për media bën të ditur se nga e hëna, 30 mars 2020, do të hapë pikat për pagesa.

“Të nderuar konsumatorë, menaxhmenti i KRU “Prishtina” mori një vendim duke u bazuar në ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë. Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e hënë, 30 mars 2020, të gjitha pikat e arkëtimit do të jenë të hapura , aty ku ju mund të bëni pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, nga ora 09:00 – 16:00”, thuhet në komunikatë.

Tutje KRU Prishtina thotë se ky vendim vlen për të gjitha komunat në zonën e shërbimit.

“Paguani faturat e ujit, gjithnjë duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë

(Kosova Sot Online)