Zhizhek për Guardian: S’shkova në varrimin e babës dhe nënës, isha i zënë me punë

  • 28 March 2020 - 14:50
Zhizhek për Guardian: S’shkova në varrimin e babës dhe nënës, isha i zënë me punë

Filozofi i njohur slloven, Sllavoj Zhizhek, në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, ka folur për shumë gjëra rreth jetës së tij private dhe për familjen e tij. 

Në intervistën e dhënë më parë për gazetën e famshme britanike, ai flet edhe për prindërit e tij. Për ta ai thotë: “Prindërit e mi nuk ishin të rreptë, por ishin nënçmues. Nuk më pëlqenin. Të dy vdiqën në spital natën dhe kur e kuptova këtë përmes telefonit të nesërmen në mëngjes, tanimë isha para kompjuterit duke punuar”, tha ai.

Më tutje, filozofi shtoi: “Pyetja nëse gjithçka po bëhej nën përkujdesje, i falënderova ata që po merreshin më këtë punë dhe vazhdova. U ndieva tërësisht i ftohtë, diçka nuk shkonte. Nuk po e lartësoj veten për këtë.”

Në një intervistë më të vjetër, të dhënë në vitin 2008 për të njëjtën gazetë, Zhizheku kishte paralajmëruar se komunizmi do të fitojë. Këtë përgjigje e kishte dhënë kur nga ai ishte kërkuar ta tregonte një sekret.

Zhizhek është studies në Fakultetin e Filozofisë së Universitetit të Lubjanës.

(Kosova Sot Online)