Pas koronavirusit Wuhani fillon të jetojë përsëri

  • 28 mars 2020 - 17:02
Pas koronavirusit Wuhani fillon të jetojë përsëri

Wuhani është kryeqytet i provincës Hubei dhe aty u shënuan më shumë se 50 mijë raste me koronavirus, dhe vendi ku dyshohet se lindi koronavirusi i ri, COVID-19.

Qyteti i Kinës, Wuhan, është hapur pjesërisht pas më shumë se dy muajsh izolim.

Turma pasagjerësh u filmuan teksa arrinin në stacionin kryesor të trenave.

Sipas raportimeve, njerëzit lejohen të hyjnë në qytet, por jo të largohen.

Një udhëtare tha: “Ka kaluar shumë kohë që prej herës së fundit kur isha në Wuhan.Për shkak të vendit nga vinim, ne, banorët e provincës Hubei, u përballëm me shumë diskriminim. Shpresoj që njerëzit të mos trajtojnë popullin e Hubeit si virus”.

(Kosova Sot Online)